Ibrahimovic: Atje s’kishte adrenalinë, ja pse nuk isha i lumtur te Barcelona

0 151

Zlatan Ibrahimovic dha një intervistë në Itali për programin “Mi Casa”, në të cilën rishikoi edhe disa pasazhe nga karriera, siç ishte koha e tij te Barcelona. Suedezi, besnik i stilit të tij, siguron se ka ende për të dhënë, edhe pse 40 vjeç:

“Është Ibra ai që vendos se kur do të ndalet. Shumë njerëz më thonë se kam mbaruar, por jam i inkurajuar të vazhdoj. Jam i sigurt në gjithçka që po bëj. Nuk e di se sa larg do të shkoj, por gjithmonë përpiqem të shkoj përtej limiteve. Pse të jesh normal, kur mund të jesh më i fortë se të tjerët?”

Përveç kësaj, suedezi u ndal tek e ardhmja, pasi “t’i varë këpucët në gozhdë”: “Për të ardhmen do të shohim. Jam kurioz për disa gjëra; për shembull, të bëj aktorin. Dua diçka që më jep adrenalinë, ndonëse asgjë nuk do të jetë si futbolli. Do të më duhet të bëj diferencën kudo. Kam shumë projekte. Për momentin jam i fokusuar te roli si futbollist”.

Sa për fazat e kaluara, ai kujtoi kohën në “Camp Nou”: “Kur luajta te Barcelona nuk isha i lumtur, nuk kisha adrenalinë. Adriano Galliani më telefonoi dhe më tha: Do të vish në Itali dhe të luash për Milanin?

Ai erdhi në shtëpinë time. Nuk ngrihemi derisa të pranosh, – tha Adriano. – Ai është një zotëri, me të dhe me Berlusconi u ndjeva sërish i lumtur”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.