Mos u gënjeni nga dielli që ngroh njësoj si të ishte shtator. Dhjetori thuajse erdhi dhe as që do ta kuptoni sesi u ftoh derisa ta shihni veten me xhupat dhe shallin më të trashë që keni. Ndikimi i erërave dhe lagështira: asnjëra nuk është miqësore me lëkurën tonë. Po ç’mund të bëjmë për të parandaluar dhe mbrojtur lëkurën gjatë dimrit?
Mos prisni borën për të përdorur dorashkat.
Duhet filluar mbrojtja e duarve më herët duke parandaluar tharjen dhe plasaritjen e tyre, është më e lëhtë se ti kurosh ato. Vishni dorashka sapo moti ftohet pak.
Mbajini syzet e diellit.
Mos i largoni syzet kur mbaron sezoni i sandaleve pasi ato janë shumë të rëndësishme për bukurinë. Dimri mund të jetë shumë i shndritshëm sidomos kur dielli reflekton në borë. Mbajini syzet për të mbrojtur vetë sytë dhe zonën përreth tyre. Dielli mund të shkaktojë edhe njolla e deri kancer të lëkurës.
Zbutini këmbët.
Nuk ka arsye se pse në dimër këmbët mos të jenë aq të bukura sa në verë, mjafton vetëm pak kujdes. Nëse ju nuk gjeni kohë (ose urreni të vishni çorape gjatë natës për të ndihmuar përthithjen e kremit), mund ta bëni këtë gjatë stërvitjes tuaj. Aplikoni vazelinë nën çorapet tuaja përpara se të shkoni në palestër për të zvogëluar thatësinë e lëkurës dhe për të reduktuar kallot.
Përdorni yndyrna.
Kjo nuk do të thotë që duhet të hani perime të skuqura, por mund të përdorni produkte të peshkut dhe vaji ulliri. Dietat me pak yndyrë mund të kontribuojnë në tharjen e lëkurës në dimër. Vaji i peshkut dhe i ullirit mund të ndihmojë në balancimin e disa acideve yndyrore të nevojshme në qelizat e lëkurës.
Mbani me vete një balsam për buzët.
Në këtë stinë të vitit është më mirë të mbani gjithmonë me vete një balsam për buzët. Duhet të konsideroni një produkt cilësor në mënyrë që t’ju mbrojë dhe nga dielli . Është e rëndësishme për të pasur mbrojtje të lartë dhe për të bllokuar rrezet e diellit që në dimër mund të jenë të rrezikshme.