I dënuar në Gjermani për mashtrim të rëndë, arrestohet 25 vjeçari në Kukës

0 146

Një 25-vjeçar është arrestuar në pikën kufitare të Morinës në hyrje të Kukësit, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjermania.

Policia bën me dije se është vënë në pranga J.D., banues në Fushë Kosovë.

Për të riun Gjykata e Bambergut, Gjermani, me vendimin e datës 14.06.2022, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi i rëndë”, parashikuar nga legjislacioni penal i Gjermanisë.

“Arrestohet përkohësisht, me qëllim ekstradimi drejt Gjermanisë, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Mashtrimi i rëndë”. Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Morinë, shërbimet e Policisë Kufitare, si rezultat i kontrolleve me përzgjedhje dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tirana, kanë ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar: J.D., 25 vjeç, banues në Fushë Kosovë. Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas ka rezultuar person në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet gjermane, pasi Gjykata e Bambergut, Gjermani, me vendimin e datës 14.06.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi i rëndë”, parashikuar nga legjislacioni penal i Gjermanisë. Në përfundim të veprimeve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Kukës bënë arrestimin provizor të këtij shtetasi, me qëllim ekstradimin e tij drejt Gjermanisë”-njofton policia.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet gjermane, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi.

Leave A Reply

Your email address will not be published.