I arrestuar për përdhunim, mësuesi këshilltar i PS në Tepelenë

0 136

Kleanthi Laçi, mësuesi i shkollës 9-vjeçare në Tepelenë, i arrestuar nën akuzat se ngacmoi seksualisht dy nxënësve të mitura, rezulton të jetë është anëtar i Këshillit Bashkiak te Tepelenës.

Kleanthi Laçi përfaqëson Partinë Socialiste.

Deri më tani, PS ende nuk njoftuar një vendim për ta përjashtuar si këshilltar mësuesin, tanimë të pezulluar nga ministrja e Arsimit.

Më 16 janar, mësuesi i fizkulturës deklaroi se ishte dhunuar nga tre persona dhe kishte shkuar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme.

Një ditë më pas, njëri prej të rinjve u vetëdorëzua në polici duke deklaruar se e kishte dhunuar mësuesin pasi motra e tij 13 vjeçe i kishte thënë se ai e kishte ngacmuar.

Më vonë, mësuesi u akuzua dhe për ngacmimin seksual të një nxënëseje tjetër.

Leave A Reply

Your email address will not be published.