Hyri muaji nëntor dhe prapë kryeministri nuk ka ikur, zoti Basha!

504

Opozita filloi një kauzë të drejtë në fillim të këtij viti, e cila pati mbështetje popullore aqsa sheshet në Tiranë nuk mbanin turmat nga moria e pafund e të revoltuarve ndaj kryeministrit Rama. Lidershipi opozitar krijoi idenë se punë muajsh ikën kryeministri. Protestuesit ishin me të vendosur se kurrë për ta larguar qeverinë. Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi premtuan gjatë protestave se “punë javësh dhe Edi Rama rrëzohet”.

Populli u shtua edhe me shumë në mitingje, sa vetëm nga moria e njerëzve, edhe një ish-deputet normal i PD mund ta kishte rrëzuar kryeministrin, gjithnjë nëse e kishte ndarë mendjen se do ta rrëzonte Edi Ramën. Por iku maji, fluturoi qershori, korriku priti gushtin si muaji pushimi e ku lidershipi opozitar tha si një premtim final: Në shtator fillojnë protestat pa ndalesë deri në rrëzimin e kryeministrit.

Por shtatori ka ikur, na la pas edhe tetori e kemi hyrë në nëntor. Prapë kemi kryeministër Edi Ramën, prapë zgjedhje nuk ka, prapë një oligarki thith fondet dhe gjakun e popullit, e për dreq prapë një lidership opozitar kemi që premton se “Edi Ramën do ta rrëzojmë!”.

E kur do ta rrëzoni kryeministrin, zoti Basha?!

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.