“Huamarrja e re prej 500 milion eurosh është e dyshimtë”, Meta: Tronditje për borxhin publik që ka shkuar 107 %

0 170

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është shprehur se huamarrja e re prej 500 milion eurosh është tepër e dyshimtë.

Kjo pasi sipas tij, vetëm si pasojë e rritjes së çmimeve gjatë vitit 2022, qeveria ka arkëtuar 520 milion dollarë.

Ai thotë se kjo huamarrje duhet të jetë një tronditje tjetër për borxhin publik dhe sipas tij pritet të rritet akoma dhe më shumë.

“Edhe pse, si pasojë e rritjes së çmimeve Qeveria arkëtoi 520 milionë USD në vitin 2022, është tepër e dyshimtë humarrja e re prej 500 milion eurosh, që Qeveria ka planifikuar. Kjo huamarrje do të jetë një tjetër tronditje për borxhin publik, i cili aktualisht është 107% dhe pritet të rritet akoma dhe më shumë”, është shprehur Meta.

Leave A Reply

Your email address will not be published.