Historia që do jepet në TV/Arbana sqaron spekulimet për abuzimin e 12-vjeçares

0 971

Në Shqipëri ngjarjet e rënda sociale kanë mbërthyer debatin politik dhe atë të shoqërisë. Abuzimi seksual i 15-vjeçares nga ish-roja e shkollës në Babrru, ka nxitur debat dhe nesër do të mbahet një protestë. Nga ana tjetër, shqiptarët do të dëgjojnë live një histori të abuzimit.

Të shtunën, në “Dua të të bëj të lumtur” do të trajtohet historia e një vajze që rrëfen abuzimin seksual në moshën 12-vjeçare nga roja i Jetimores së Shkodrës, abuzim që vazhdoi edhe pasi rasti u denoncua në polici, këtë herë duke qenë polici abuzues.

Nisur edhe nga ngjarja e fundit e abuzimit ndaj një 15-vjeçareje dhe problematikës së trajtimit mediatik, në rrjete sociale pati edhe kundërshtime për publikimin e rasteve të tilla.

”Vajza sot është 27 vjeç (jo 12) dhe ka ardhur në studio për të falenderuar psikologen që i ka qëndruar pranë në ditët e saj më të vështira. Ajo ka rrëfyer për abuzimet (që kanë nisur në moshën 12-vjeçare) sepse në këtë mënyrë dëshiron t’i japë kurajo kujtdo që abuzohet ende sot në këto institucione. Ajo ka zgjedhur të dalë në program me fytyrë dhe zë për të kërkuar ndihmë sepse ndihet e paragjykuar. Programi gjithsesi ka kontaktuar instancat më të larta që ajo të marrë mbrojtje pas rrëfimit edhe pse vajza ka thënë që nuk ka frikë”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.