Historia po rishkruhet, por ajo e shqiptarëve

0 295

Ilirët, arbrit, historia e shqiptarëve, atyre të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë e Malit të Zi do të rishkruhet. Rishikimet e tezave që kanë lidhje me Çamërinë apo ngjarje të tjera të integruara në histori edhe nga shqiptarët e diasporës do të jenë pjesë e këtij rishkrimi nga historianë si Neritan Ceka, Pëllumb Xhufi apo Beqir Meta.

Historianët në këtë prezantim u treguan të rezervuar të na jepnin histori të reja që do të dalin në dritë. I vetmi akademik që na prezantoi fakte të reja ishte historian Paskal Milo që theksoi se shumë dokumente të tjera pritet të ngjallin debat.

Historia do të nisë që nga antikiteti dhe do të përmbajë gjithë zbulimet arkeologjike që janë zbuluar e studiuar së fundmi. Dhe këtu përvoja e bashkëpunimit me akademikët e Kosovës duket e mirë. /A2cnn/

Leave A Reply

Your email address will not be published.