Hidhet shorti për 9 anëtarët e rinj të KED për vitin 2023

0 146

Është hedhur ditën e sotme në Presidencë shorti për emërimet e reja për anëtarë të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Nga radhët e Gjykatës Kushtetuese, anëtarë të KED janë zgjedhur Altin Binaj dhe Fiona Papajorgji. Anëtarja zëvendësuese e KED-së nga radhët e Gjykatës Kushtetuese është zgjedhur Vitore Tusha.

Nga radhët e Gjykatës së Lartë, Sandër Simoni është zgjedhur anëtar i ri i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Presidenti i Republikës përzgjedh me short, midis datave 1 dhe 5 Dhjetor të çdo viti kalendarik, 9 anëtarët e rinj të KED.

Në KED zgjidhet 2 anëtarë nga Gjykata Kushtetuese, 1 përfaqësuesi i Gjykatës së Lartë, 1 përfaqësues i Prokurorisë së Përgjithshme, 2 përfaqësues nga Gjykatat e Apelit, 2 përfaqësues të Prokurorive të Apelit, 1 përfaqësues nga Gjykatat Administrative.

Gjithashtu, zgjidhen me short si anëtarë zëvendësues për nivelin përkatës, një gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese, një gjyqtar i Gjykatës së Lartë, një prokuror nga Prokuroria e Përgjithshme, një gjyqtar nga Gjykatat e apeleve, një prokuror nga prokuroritë pranë gjykatave të apelit dhe një gjyqtar nga gjykatat administrative.

Anëtarët e zgjedhur të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi e ushtrojnë detyrën më kohë të pjesshme, pa u shkëputur nga funksionet e tyre të zakonshme, për një mandat njëvjeçar, që fillon në datën 1 Janar të çdo viti kalendarik.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi është një organ kolegjial dhe është përgjegjës për vlerësimin e kritereve profesionale e morale të kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese dhe për Inspektor të Lartë të Drejtësisë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.