Helmohen 3 persona në Shkodër, nëna me djalin dërgohen në Tiranë

0 153

Tre persona janë helmuar në qytetin e Shkodrës. Mësohet se ata janë paraqitur në spital në orët e vona të së mërkurës.

Fillimisht, në spital ka shkuar shtetasja A. Z., 41 vjeçe dhe djali i saj, shtetasi A. Z., 14 vjeç, banues në Malësi të Madhe, si dhe shtetasi M. M., 30 vjeç (kamerier i lokalit), banues në Shkodër, të cilët dyshohet se janë helmuar nga uji i konsumuar në një lokal.

Shtetasja A. Z., së bashku me djalin e saj, janë dërguar për mjekim më të specializuar, në Tiranë.

“Grupi hetimor, në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të AKU-së, Shkodër, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, vijon intensivisht punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.