Hekurudha Tiranë-Durrës, Balluku: Nga qendra e Tiranës në Rinas do shkoni për 12 minuta

0 119

Zëvendëskryeministrja dhe njëkohësisht Ministrja për Energjinë dhe Infrastrukturën, Belinda Balluku ka inspektuar këtë të hënë punimet e hekurudhës Tiranë-Durrës.

Balluku është shprehur se parashikohet që me këtë projekt udhëtimi nga Tirana në Durrës të bëhet për 22 minuta, ndërsa nga qendra e Tiranës e deri në Terminalin e Rinasit të zgjasë 12 minuta.

“Është momenti tashmë për të ndarë me qytetarët disa detaje teknike duke qenë se janë pjesë e të gjitha proceseve tona. Ky është një projekt që mbështetet me fondet e Bashkimit Evropian. Në këtë rast kemi, BERXH-in i cili ka dhënë një kredi dhe 50 për qind e të cilit është grant. Flasim për rreth 70 milionë Euro. Ka nisur prej kohësh, ka dashur një kohë të gjatë që të vihet në jetë pasi procedurat duhen respektuar.

Kjo hekurudhë nuk është thjeshtë një mjet transporti, por kjo hekurudhë është një mentalitet i ri i të udhëtuarit, atë që po mundohemi të nxisim. Ka të bëjë me sjelljen miqësisht ndaj ambientit duke ulur kështu konsumin e automjeteve dhe duke nxitur të gjithë qytetarët tanë apo turistët që të fillojë dhe të përdorin hekurudhat.

Kjo është “dallëndyshja e parë” në industrinë e hekurudhës që ne duam të nxisim dhe duhet të kemi parasysh që ky është një projekt i gjatë 39 kilometra, 34 prej të cilëve i përkasin Tiranë-Durrësit, pra një hekurudhë dikur ekzistuese që tani po rindërtohet, modernizohet për të marrë parametrat e një hekurudhe evropiane dhe kemi dhe 5 kilometra që janë gjurmë e re për të shkuar deri tek Aeroporti i Rinasit, duke e lidhur Tiranën me Aeroportin e Rinasit me një hekurudhë e cila do jetë 12 minuta nga qendra e Tiranës e deri në Terminalin e Rinasit. Ndërkohë që e gjithë rruga nga Tirana e deri në Durrës do të zgjasë 22 minuta. Kjo është një kohë fantastike duke pasur parasysh dhe trafikun”-tha Balluku.

Leave A Reply

Your email address will not be published.