Pandemia e Covid-19, vijon që të ndajë mbyllur kufijtë dhe lëvizjet janë të reduktuara. Bashkimi Europian më herët njoftoi se do të hapë kufijtë edhe për vendet e Ballkanit Perëndimor, ka dyshime në lidhje me Shqipërinë! Ekziston mundësia që kufijtë të mos hapen për vendin tonë, për shkak të numrit të lartë të rasteve pozitive, regjistruar në javët e fundit.
Për BE-në kriteri kryesor për heqjen e kufizimeve për hyrjen në kufirin e jashtëm të Bashkimit Europian është numri i rasteve të infektimit me Covid-19. Sipas kriterit të tyre, vendet që do të lejohen të jenë të lirë për të udhëtuar, duhet të kenë 16 ose më pak raste pozitivë në 100,000 banorë për dy javët e fundit.
Nuk është marrë ende një vendim zyrtar në lidhje me Shqipërinë dhe vendet e tjera ku situata e Covid-19 është përkeqësuar. Ky vendim pritet të merret ditën e hënë ose të martën. Nëse ky kriter do të hynte në fuqi sot, Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Bosnje Hercegovina do të penalizoheshin.