Guardiola nuk ka pikë dyshimi, ‘shenjtëron’ futbollistin më të mirë të të gjitha kohërave

0 171

“Futbolli” është rikthyer për klubet, po kështu edhe konferencat për shtyp të Pep Guardiolës. Trajneri i Manchester City ka dhënë mendimin e tij për titullin e Kupës së Botës, të fituar të dielën e kaluar nga Argjentina e Leo Messit: “Të gjithë kanë mendimin e tyre, por nuk kam asnjë dyshim se Messi është më i miri nga të gjithë.

Njerëzit që kanë parë Pele, Di Stefano apo Maradona duke luajtur janë të lidhur emocionalisht me ata lojtarë…, por unë mendoj se askush nuk mund të konkurrojë me atë që ka bërë Messi.

Këtë opinion e kisha edhe para triumfit të tij në ‘Katar 2022’. Nuk do ta kisha ndryshuar mendimin, edhe nëse s’do ta kishte fituar Kupën e Botës. Ky titull është vetëm ‘qershia mbi tortë’ e një karriere të pabesueshme”.

Kujtojmë se Guardiola dhe Messi koinciduan te Barcelona mes viteve 2008 dhe 2012. Nën urdhrat e Pep, ylli argjentinas luajti 219 ndeshje, shënoi 211 gola dhe dha 94 asiste.

Ata gjithashtu fituan tre tituj të La Liga-s, dy Liga të Kampionëve, dy Kupa të Mbretit, tri Superkupa Spanjolle, dy Superkupa Evropiane dhe dy Botërorë për Klube.

Leave A Reply

Your email address will not be published.