Guardiola: Ishte një përmbysje e çmendur, tri pikët na japin vazhdimësi

0 201

Pep Guardiola guxoi kundër Totenhemit. Zgjodhi edhe një herë tjetër titullar 18-vjeçarin Riko Ljuis dhe për të zhbllokuar Erling Halandin (kishte dy ndeshje që nuk shënonte), i vendosi pranë edhe Hulian Alvarezin.

Ndërsa uli në stol De Bryjnen, Uokerin, Kanselon dhe Fodenin.

“Na duhej pak më shumë prezencë në 1/3-at finale të fushës”, shpjegoi trajneri i Sitit për “Sky Sports”. “Donim që mesfushorë me tipare sulmuese të ishin më pranë Erlingut për të provuar energjinë, lëvizjet dhe nuhatjen e tij për golin. Prandaj e aktivizova. Na duhej një lojtar ekstra në mes, i cili i lexon shumë mirë lëvizjet e Halandit, prandaj e zgjodhëm. Ai bëri ndeshje të shkëlqyera kundër Çelsit dhe Liverpulit e menduam se do të ishte perfekt ndaj Totenhemit”, vijoi 52-vjeçari, i cili ka vuajtur gjithnjë kundër “Spërsave”.

Totenhemi i mundi në të dyja ndeshjet e kampionatit sezonin e shkuar dhe Siti ka arritur t’i mposhtë vetëm 3 herë në 8 përballjet e fundit: “Ata janë një skuadër e madhe dhe e provuan edhe njëherë këtë. Na mundën në dy ndeshjet e sezonit të shkuar. Do të ishte e rëndësishme të kishim fituar edhe në ‘Old Trafford’, por nuk e bëmë. Ishte një ndeshje e çmendur dhe fituam tri pikë të rëndësishme për të vazhduar përpara”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.