Gruaja humbet një pjesë të shikimit nga kremrat e bukurisë, vë në rrezik familjen

0 158

Një grua në Minesota të SHBA-së humbi një pjesë të shikimit të saj dhe pa dashje e vuri të gjithë familjen e saj në rrezik të helmimit me merkur, me shumë gjasa nga përdorimi i kremrave të bukurisë që përmbajnë nivele të larta të kimikatit toksik.

Sipas një raporti të ndarë ekskluzivisht me CNN, nga Dr. Erin Batdorff detajohen simptomat e përjetuara nga gruaja, gjithashtu edhe nënë, dhe se si vizitat në shtëpi të kryera nga Agjencia e Kontrollit të Ndotjes së Minesotës (MPCA) gjetën nivele të larta të merkurit në të, në dhomat e gjumit të fëmijëve, në shtrat, në peshqirët e shtëpisë dhe në zonën e lavanderisë.

“Njerëzit nuk e kanë idenë,” i tha CNN Batdorff, një koleg në toksikologjinë mjekësore që ekzaminoi gruan dhe shtëpinë e saj. Askush nuk dëshiron qëllimisht të dëmtojë veten ose anëtarët e familjes së tij. Por mërkuri është atje dhe nuk mund ta shihni, nuk mund ta nuhasni. Nuk ka asnjë mënyrë për konsumatorët që të dinë nëse merkuri është në kremrat apo jo sepse nuk është në etiketa”.

Gruaja, emri i së cilës është fshehur në raport për të mbrojtur identitetin e saj, iu referua ekipit të Batdorff pasi kishte një sërë simptomash duke filluar nga pagjumësia dhe dhimbja e këmbës deri temuskujt e dobët, lodhja dhe përfundimisht humbja shikimit periferik. Testet klinike zbuluan nivele të larta të merkurit në gjakun dhe urinën e saj.

Batdorff shpjegoi se simptomat më të zakonshme nga helmimi i mundshëm me merkur janë ndjesi shpimi gjilpërash ose mpirje në duart ose këmbët e pacientit. Ai e përshkroi humbjen e shikimit të gruas si “një simptomë ekstreme por dhe e përhershme”.

“Ajo nuk do ta rikuperojë shikimin e saj”, tha Batdorff për CNN. “Pra, të jesh një grua e re që tani ka humbje të shikimit është vërtet e frikshme dhe mjaft shqetësuese.”

Toksikologu shtoi se ka të ngjarë të ketë shumë më tepër njerëz që janë të ekspozuar ndaj niveleve toksike të merkurit dhe nuk po shfaqin simptoma, ose të paktën jo ende.

Leave A Reply

Your email address will not be published.