Gjirokastra u zgjua mëngjesin e së premtes, me një ngjarje të rëndë. Çifti i të moshuarve në Gjirokastër, Laze Shehu me bashkëshorten kanë rrëfyer tmerrin që përjetuan, teksa ranë pre e grabitjes që gati sa nuk i rrezikoi jetën. “I ra të fikët në një moment. Unë u ngrita, ai uli kokën dhe iku. Unë u morë me këtë (gruan) se i ra të fikët. Nuk e pamë, ishte djalë i gjatë, i hollë dhe me pantallona të shkurtra. Policia erdhi për 5 minuta”. E moshuara tha se nëse do ia kishte kërkuar, do ia kishte dhënë vetë lekët hajdutit veç që ngjarja të mos ndodhte.
“Me këtë që më ka bërë do ia kishë dhënë lekët vetë, nuk jam në gjendje të mbaj trupin. Unë shes lakra te tregu që paguaj qiranë, më vodhi edhe peshoren. 187 mijë lekë dhe peshoren. Kishte marrë lekët dhe erdhi te dollapi, ai më zuri për fyti, pandeha se ishte burri dhe bërtita, i thashë çfarë bën, ai iku sa u ngrit ky, mua më ra të fikët. Mora policinë, më ndihmoni u thashë. Policia na tregoi një person, na trupi ai na dukej, por nuk e njoh. Më mori lekët e qirasë, nuk e di ku ti gjej, do dal të fle jashtë, të shes lakra. Jam tronditur shumë, jam për në spital”.
Vajzat e të moshuarve, thanë se bazuar te rrëfimi i prindërve, hajdutët fillimisht kishin tentuar të futeshin brenda nga aneksi, por nuk arritën duke hyrë më pas nga dritarja e tualetit. Njëri nga hajdutët i ka vendosur dorën në fyt të moshuarës, ndërsa tjetri mbante të moshuarin duke i kërcënuar se nëse s’u jepnin lekët do i mbysnin. Pas kërcënimeve dhe dhunës, e moshuara ka marrë lekët që çifti kishte në çantë dhe ua ka dhënë, 18 mijë, që qirasë së banesës.
Policia ka arrestuar njërin nga autorët e grabitjes. Ai ishte mes 4 të shoqëruarve, me inicialet V.K, 32-vjeç, banues në lagjen “18 Shtatori”, ndërsa tjetri është ende në kërkim. Deçiziv në zbulimin e autorit ka qenë dëshmia e një efektivi policie që është fqinj me çiftin e të moshuarve por edhe përshkrimit që bënë të zotët e shtëpisë. Sipas policisë në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, në lagjen “Kodra e shtufit” ai hyri nga dritarja e tualetit dhe vodhi 18.700 lekë. ”Kur ka hyrë në banesë është pikasur nga të zotët e banesës, të cilët kanë tentuar ta ndalojnë, por pasi ka marrë lekët pa u shkaktuar dëmtime fizike dy bashkëshortëve, është larguar me shpejtësi”.