Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me burg të përjetshëm për Aldo Baren

0 137

Aldo Bare, do vijojë që të kalojë pjesën e mbetur të jetës në qeli. Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish kreut të bandës së Lushnjes, për liri, duke lënë në fuqi vendimin e ish gjykatës së apelit për krime të rënda, e cila më 16 korrik të vitit 2012 e dënoi atë me burgim të përjetshëm.

Kjo është hera e dytë që Bare, rrëzohet nga shkalla më e lartë e gjyqësorit. Një vendim i gjykatës kushtetuese më 8 shkurt të vitit 2017, se Aldo Bares, i është cënuar e drejta për proces të rregullt ligjor dhe i është cënuar e drejta e mbrojtjes së të gjykuarit, i dha të drejtën atij që ta ridërgonte sërish dosjen në Gjykatën e Lartë.
Referuar vendimit të 5 viteve më parë të Gjykatës Kushtetuese, dosja “Bare”, u kthye për rigjykim në Gjykatën e Lartë me arsyetimin e shkeljeve të rënda procedurale. Një ditë pas zbardhjes së vendimit, konkretisht më 28 mars të 2017, bare depozitoi rekursin. Për shkak të vakancave , shkarkimit të gjyqtarëve për shkak të vetingut, dhe stokut të madh të dosjeve, çështja u shqyrtua një ditë më parë nga anëtari i Gjykatës së Lartë, Ilir Panda la sërish në fuqi vendimin e apelit ndaj Bares.

Aldo Bare, është dënuar me burgim të përjetshëm për disa vrasje të kryera në Lushnje nga viti 1997 e në vazhdim. Sipas Prokurorisë pas vrasjes së vëllait të tij Ramadan Shkurti, Aldo Bare, ish-oficer i forcave speciale, vendosi të hakmerrej dhe krijoi një bandë kriminale, që kreu krime nga më makabret. Për disa vite me radhë, ai qëndroi në arrati dhe emri Aldo Bares renditej në listën e të shumëkërkuarve.

Në 2006, ai u arrestua në Turqi për t’u ekstraduar më pas drejt Shqiperisë tri vite më vonë. Pas një beteje të gjatë gjyqësore, Bare, u dënua përjetësisht. Ai u shpall fajtor për katër vrasje, dy tentativa vrasjeje, shkatërrim të pronës me zjarr, si dhe krijim të organizatës kriminale.

Leave A Reply

Your email address will not be published.