Gjiganti anglez ka gati mbi 80 milionë euro, Barcelona ndryshon mendje për mesfushorin

0 164

Mançester Junajtid prej kohësh kërkon shërbimet e Frenki De Jong dhe duket se së fundmi ai ka kërkuar që të bashkohet me Erik Ten Hag në “Old Trafford”.

Gjithsesi, tashmë duket se është Barcelona ajo që nuk do ta shesë holandezin, duke parë që Serxhio Buskets do ta mbyllë në fund të sezonit me katalanasit dhe Frank Kesi do të largohet pasi nuk i ka mbushur mendjen Çavit.

Edhe pse Junajtid ishte gati të ofronte mbi 80 milionë euro, duket se Barcelona tashmë kërkon ta mbajë 25-vjeçarin në skuadër, deri sa të gjejë një zëvendësues të duhur.

Leave A Reply

Your email address will not be published.