Gjeologu i njohur bën një tjetër parashikim të frikshëm pas tërmetit në Turqi

0 243

Në një kohë që Turqia dhe Siria është e rrënuar në zonat e prekura nga tërmeti, dhe bota po jep ndihmat, duket se qetësi nuk do të ketë.

Pasi parashikoi saktë tërmetin që goditi juglindjen e Turqisë dhe veriun e Sirisë, të hënën e 6 shkurtit, gjeologu Frank Hoogerbeets ka bërë një tjetër parashikim të frikshëm.

Në një postim në Twitter ai shkruan se duke u bazuar te gjeometria hënore, një tërmet i fortë do të godasë gjatë 1 deri në 4 ditët e ardhshme, zonën në afërsi ose brenda shiritit lejla në foton e mëposhtme.

“Potenciali për aktivitet më të fortë sizmik në ose afër brezit të purpurt 1-4 ditë. Ky është një vlerësim. Nuk përjashtohen edhe rajonet e tjera”, shkruan gjeologu.

Deri më tani numri i jetëve të humbura ka shkuar në mbi 20 mijë dhe vijojnë kërkimet nën rrënoja.

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.