Gjendet i pajetë në rrugë një person në Elbasan, ja çfarë dyshon policia

0 153

Një person është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm në aksin Elbasan-Peqin, pranë fshatit Paper. Dyshimet janë se ai është aksidentuar dhe është lënë në rrugë, ndërsa drejtuesi është larguar.

“Më datë 22.12.2022, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Paper, është gjetur i pajetë, në rrugë, një shtetas ende i paidentifikuar.

Nga veprimet hetimore paraprake dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën pasi është aksidentuar nga një drejtues automjeti, ende i paidentifikuar, i cili është larguar nga vendngjarja,” njoftoi policia.

Leave A Reply

Your email address will not be published.