Gjeli i detit, mbreti i tryezës, receta e duhur për ta gatuar

0 166

Kjo është receta e gatimit për gjelin e detit me kulaç përshesh apo si quhet edhe ndryshe, popare. Mund ta gatuajmë në të njëjtën mënyrë jo vetëm me gjelin e detit por edhe me mish pule.

Për shembull nëse gjeli peshon diku nga 4 në 6 kilogramë, atëherë ai duhet të qëndrojë në temperaturë ambienti për 1 orë e gjysmë. Nëse gjeli peshon mbi 6 kilogramë atëherë ai duhet të qëndrojë për 2 orë.

Që të gatuhet mire, gjeli duhet të piqet në furrë me 80 gradë celsius. Një gjel që peshon nga 4 në 5 kilogramë ka nevojë për 2 deri në 2 orë e gjysmë që të piqet siç duhet. Një gjel që peshon nga 5 deri në 6 kilogramë ka nevojë për 2 orë e gjysmë deri në 3 orë për tu pjekur. Gjeli me peshë nga 6 deri në 7 kilogramë gatuhet për 3 deri në 3 orë e gjysmë. Gjeli që peshon nga 7 deri në 8 kilogramë piqet në furrë për 3 orë e gjysmë deri në 4 orë. Gjeli me peshë nga 8 deri në 9 kilogramë kërkon 4 orë deri në 4 orë e çerek pjekje. Një gjel që peshon nga 9 deri në 10 kilogramë duhet të piqet nga 4 orë e çerek deri në 4 orë e gjysmë.

Ju këshillon ta nxirrni gjelin e detit nga frigoriferi të paktën 30 minuta përpara gatimit. Dhe duhet të dini se për një pjekje sa më të mirë furra duhet ndezur 20 minuta përpara gatimit. Në tavën ku do të vendosni gjelin duhet ta shtroni me perime sipas dëshirës dhe qepë të cilat do të zbuten me lëngun e gjelit. Mbështilleni gjeli me letër gatimi kur ta fusni në furrë, dhe hiqjani 30 minuta para se ta nxirrni nga furra.

Sepse në këtë mënyrë lëkura e tij do të marrë një ngjyrë kafe. Pas pjekjes, ju mund ta mbështillni gjelin me letër alumini dhe ta mbani të mbuluar për të paktën një orë. Gjatë kësaj kohe ju mund të bëni gati edhe ushqimet e tjera.

Leave A Reply

Your email address will not be published.