Georgina i bën Ronaldos një Rolls Royce dhuratë për Krishtlindje

0 172

Një Rolls Royce ishte dhurata e Georgina Rodriguez-it për Cristiano Ronaldo-n këto Krishtlindje. 37-vjeçari, është aktualisht në bisedime me klubin e futbollit të Arabisë Saudite, Al-Nassr dhe sipas raportimeve pritet të firmosë një marrëveshje për 198 milionë euro viti me ekipin.

Megjithatë, mes zhurmës së nënshkrimit të një kontrate të re, Ronaldo së fundmi mesa duket nga postimet e tij në Instagram e ka kaluar kohën në shtëpi me familjen e tij dhe duke marrë disa dhurata luksoze nga partnerja si kjo e fundit që ishte Rolls Royce që mund të kushtojë mbi 284 mijë euro.

Rodriguez që ka postuar një video në Instagram në të cilën shihet Ronaldo i lumtur me familjen e tij, përpara se të tregojë reagimin e tij për makinën e tij të re.

Kujtojmë se muajt e fundit kanë qenë të vështirë për Ronaldon, i cili u përplas me Erik ten Hag në Manchester United në fillim të këtij viti, duke u larguar nga klubi me pëlqim të përbashkët, pas intervistës së tij me Piers Morgan, ku ai pranoi se nuk kishte respekt për menaxherin holandez.

Leave A Reply

Your email address will not be published.