Gazetari jep detajet e rënda nga tërmeti në Turqi: Nën rrënoja deputetë dhe qeveritarë

0 130

Turqia u godit nga një tërmet prej 7.8 ballë, në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku u shënuan mbi 1200 viktima.

Gazetari Sokol Brahaj ka bërë me dije se si pasojë e kësaj tragjedie, nën rrënojat ka dhe deputetë të parlamentit turk.

Në një intervistë për Euroneës Albania, ai theksoi se gjendja është shumë kritike ndërsa shtoi se pritet që numri i viktimave të rritet.

Ndër të tjera ai bëri me dije se numri aktual i ndërtesave të shkatërruara nga tërmeti është 1180

“Ky është tërmeti më i madh i 90 viteve të fundit. Ka lënë pasoja të mëdha në Turqi dhe në zonat përreth. Deri më tani janë qindra persona viktima dhe në dhjetëra mijëra ndërtesa që janë shembur po kërkohet për të nxjerr personat që kanë ngelur nën rrënoja. Pritet që numri i viktimave të jetë shumë i madh. Gjendja është shumë kritike. Kam të dhëna se nën rrënoja ka dhe deputetë të parlamentit që kanë ngelur në gërmadha. Deri tani 1180 objekte raportohen të shkatërruar”- tha ai.

Leave A Reply

Your email address will not be published.