Gazetari i njohur: Kam një video, një tjetër kryetar bashkie do të “digjet” shumë shpejt

620

I ftuar në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut, gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se disponon një video, në të cilën përfshihet një kryetar bashkie i dalë nga votimet e 30 qershorit.

Hoxha tha se video po verifikohet aktualisht dhe pritet të publikohet javës që vjen.

“Një sms tjetër më thotë që Hoxha ka një video shumë interesante të një kryetari Bashkie, i thoni ta shfaqë”, u shpreh Blendi Fevziu.

Ndërkohë, Hoxha e ka konfirmuar këtë fakt duke thënë se aktualisht po verifikohet.

Artan Hoxha: Është lajm që po e verifikojmë edhe do dali

Blendi Fevziu: Përvëluese është edhe kjo?

Artan Hoxha: Unë nuk them që është përvëluese por diskredituese më tepër

Blendi Fevziu: Bashki e madhe?

Artan Hoxha: Boll që është kryetar Bashkie, ç’rëndësi ka sa e madhe është bashkia, për mua problem është që s’duhet lejuar që në pozicione të tilla, njerëz që kanë besimin e qytetarëve të kenë të drejtë të marrin vendime për jetën e qytetarëve të këtij vendi.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.