Gazetari i FOX News plagoset rëndë në Ukrainë

0 217

Gazetari i kanalit televiziv amerikan FOX News, Benjamin Hall, është plagosur ndërsa po ndiqte lajmet në zonën e konfliktit në Ukrainë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kanali i lajmeve FOX News në transmetimin e tij njoftoi se gazetari i tyre për luftën, Hall është plagosur teksa po ndiqte një lajm në një zonë të rrezikshme në Ukrainë.

Gjatë plagosjes, Hall me origjinë britanike, po punonte në rajonin e jashtëm të Kievit në një zonë të rrezikshme në aspektin e sigurisë.

Prezantuesi i FOX News për teleshikuesit ka përcjellë informacionin për plagosjen e punonjësve të tyre me fjalët “Lajme që urrejmë t’i përcjellim” dhe ka thënë se kanë shumë pak detaje lidhur me çështjen.

Gjithashtu në një e-mail që FOX News u ka dërguar punonjësve të saj është konfirmuar se Hall është dërguar në spital dhe se situata shëndetësore e tij është e papërcaktuar.

Leave A Reply

Your email address will not be published.