“Gara për kreun e SPAK e hapur”, Kraja: Ka pasur presione ndaj prokurorëve e gjykatësve

0 191

Kreu i Prokurorisë së Përgjithshme Arbe n Kraja, në fjalën e tij për gazetarët u shpreh se gara për kreun e SPAK është ende e hapur edhe kur vetëm Krajës i mbeten vetëm pak ditë në këtë detyrë.

I pyetur nëse mendon se ka plotësuar të gjitha qëllimet e detyrat, ai tha se është bërë puna më e mirë e mundshme dhe se ky institucion është i ri.

“Institucion i ri, është krijuar çdo gjë nga e para. Besoj që është bërë puna më e mirë e mundshme”, tha ai.

Ndërkohë i pyetur nëse pritet arrestimi i ndonjë të ashtuquajturi “peshk i madh”, Kraja u shpreh se puna vijon çdo ditë dhe përmendi rastin e sotëm të marrjes të pandehur të 10 ish zyrtarëve të qarkut të Lezhës, përfshirë edhe ish kryetarin e bashkisë.

Kraja pranoi se ndaj prokurorëve të SPAK janë regjistruar raste presionesh, por se tha se atyre iu sigurohet mbrojtje siç e parashikon ligji.

“Prokurorë e gjyqtarë të SPAK kanë çështje të vështira për të trajtuar qoftë për personazhe të krimit të organizuar. Ka pasur presion, por kanë mbrojtje siç ja parashikon ligji”, tha ai.

Leave A Reply

Your email address will not be published.