Françesko Toti nën hetim, akuza të rënda për riciklim parash me ndihmën e kazinove në Montekarlo e Las Vegas

0 318

Françesko Toti përfundon nën hetim dhe këtë radhë jo për të mësuar se ku ka zhdukur gjëra që i përkitnin ish-bashkëshortes së tij, Ilari Blazi. Mediat italiane kanë publikuar lajmet se ish-numri 10 i Romës po hetohet nga agjencitë kombëtare të luftës ndaj riciklimit të parave.

Gazeta “La Verita” bën të ditur se Toti ka përfunduar në lupën e hetuesve për “lëvizje të dyshimta parash” që nuk dihet se çfarë destinacioni real kishin. Një hipotezë është edhe ajo e investimeve në baste sportive të jashtëligjshme.

Burimet tregojnë se ai ka dhënë hua 80 mijë euro duke kaluar këto para në llogarinë e një pensionisteje, teksa kjo shumë pastaj i kishte kaluar në të njëjtën ditë bashkëshortit të saj, mik i Totit, tek një tjetër llogari personale r këtij personi. Nga kontrollet ishte zbuluar se në këtë llogari ishin bërë pagesa të shumta që kanë lidhje me operatorë të basteve online.

Hetimet e organeve italiane kanë nisur që në vitin 2020, kur janë marrë në shqyrtim dy llogari bankare të Totit që kishin operuar me kazino në Montekarlo, Londër dhe Las Vegas. Sipas ekspertëve të organeve hetimore italiane, ka dyshime të mëdha mbi destinacionin e vërtetë të parave që kanë rrjedhur në adresë të këtyre kazinove, ndaj po kontrollohen të gjitha llogaritë bankare të Totit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.