Flamur Noka përjashtohet nga seanca parlamentare, Nikolla: Është turp për shikuesit

0 151

Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka është përjashtuar nga seanca parlamentare e ditës së sotme.

Ky vendim erdhi pas një sërë debatesh të ‘nxehta’ mes Nikollës dhe Nokës, ku së fundmi ai bllokoi foltoren duke bërë që ministrja Krifca të mbante fjalën e saj nga vendi, teksa deputeti demokrat shkaktonte zhurmë nga foltorja duke përplasur duart.

‘Është turp për këdo që ju shikon. Merret masa e përjashtimit për Flamur Nokën nga seanca plenare pasi po zaptoni Foltoren.’– u shpreh Nikolla.

Leave A Reply

Your email address will not be published.