Europol masa kundër terrorit në internet, nisin hetimet në 18 shtete

0 325

13 shtete anëtare të BE si dhe 5 shtete të tjera morën masa kundër shpërndarjes së përmbajtjeve terroriste në internet, në një aksion të bashkërenduar. Udhëzime për të prodhuar lëndë eksplozive, skica për prodhimin e armëve ose informacione për të përzgjedhur objektiva si dhe mjetet e nevojshme për të ushtruar akte vrastare, të gjitha këto informacione mund t’i gjesh lehtë në internet.

Nga 8 qershori deri më 2 korrik, ekspertët e autoriteteve pjesëmarrëse të policisë identifikuan më shumë se 1.900 përmbajtje përkatëse në internet dhe i sekuestruan ato, njoftoi Enti Federal Gjerman për Luftimin e Kriminalitetit, BKA. Si rezultat i goditjes së përbashkët, u identifikuan dhe u fshinë 1.906 linqe.

Më shumë se 800 prej tyre u identifikuan dhe fshinë nga Enti Federal Gjerman për Luftimin e Kriminalitetit. BKA tha se organizatat terroriste si milicia xhihadiste “Shteti Islamik” ose AlQaida, si edhe mbështetësit e tyre, janë përpjekur t’i përdorin këto dokumente për të bindur njerëzit e radikalizuar dhe për t’i mbështetur ata për të kryer sulme terroristen.

Leave A Reply

Your email address will not be published.