Kur Europa dhe SHBA-të janë në luftë të vazhdueshme me pandeminë e Covid-19, Kina rihap kinematë. Sipas një udhëzimi të lëshuar nga autoritetet lokale, qendrat e mbyllura të rekreacionit dhe argëtimit tani mund të hapen, edhe pse nën masa të shumta sigurie që përfshijnë prenotimin e biletave online dhe reduktimin e numrit të vizitorëve.
Epidemia e koronavirusit ka pezulluar aktivitetet në rreth 69 mijë ekrane në mbi 10 mijë kinema në mbarë vendin për më shumë se 100 ditë. 7 filma që ishin programuar të shfaqeshin premierë në kuadër të Festivalit të Pranverës, që konsiderohet eventi kinematografik i vitit, u shtynë për më vonë për shkak të mbylljes së kinemave.
Pezullimi u ka shkaktuar bizneseve të kinematografisë një humbje prej 30 miliardë jen, ose 4.2 miliardë dollarë këtë vit, sipas Administratës Kineze të Filmit. Yan Shujuan, drejtoreshë marketingu në një kinema, deklaron se kompania e saj po përballet me presion të madh financiar pasi nuk ka të ardhura. ”Aktualisht kompania nuk ka të ardhura, por i duhet megjithatë të paguajë qiranë, ujin dhe dritat, pa harruar shpenzimet e tjera dhe pagat. Pra, presioni financiar është i madh”.