Europa League, shqiptari humb sfidën me Ronaldon, Roma kërkon fitoren e parë

0 27

Pas Champions, edhe Europa League do të luajë ndeshjet e dyta në grupe. Pas shtyrjes së supersfidës Arsenal-PSV Eind’hoven, sot do të luhen 15 ndeshje të ndara në dy orare. Sfidë interesante prej orës 18:45 është ajo ndërmjet Sherif Tiraspol dhe Manchester United.

Moldavët sfidojnë gjigandët anglezë, por mesfushori shqiptar Regi Lushkja nuk është i grumbulluar dhe humbet shansin të sfidojë Cristiano Ronaldon. Në të njëjtin orar në fushë do të jetë edhe Lazio e Elseid Hysajt, e angazhuar në transfertën daneze ndaj Midtyjland.

Roma është një prej skuadrave të mëdha që nuk e nisi mirë këtë edicion të Europa League. Skuadra e Jose Mourinho humbi 2-1 në ndeshjen e parë kundër Ludogorets në Bullgari. Tashmë verdhekuqtë kanë shansin të marrin tri pikët e para përballë modestëve të HJK Helsinki. Abraham, Kumbulla e të tjerët do të kërkojnë maksimumin për Romën, edhe sepse rivalët nga Helsinki u mposhtën në debutim nga Betis Sevilla. Një tjetër ndeshje për t’u mbajtur nën vëzhgim prej orës 21 do të jetë edhe dueli që do të luhet në Francë ndërmjet Ren dhe Fenerbahçe.

Leave A Reply

Your email address will not be published.