Errësira ​​“mbërthen” Moldavinë pas sulmeve ruse, 50 % e vendit pa drita

0 324

Moldavia po përjeton mungesa të theksuara energjitike pas sulmeve ruse me raketa në Ukrainë, të cilat kanë goditur infrastrukturën energjitike të të dy vendeve.

Përmes një postimi në Twitter, Andrie Spinu, zëvendës-kryeministri i Moldavisë, është shprehur se Moldelectrica, firma shtetërore e energjisë, po punon për të rilidhur më shumë se 50% të vendit me energji elektrike.

Forcat ruse kanë sulmuar sërish Ukrainën, me sulme që janë raportuar në Kiev, Mykolaiv dhe Dnipropetrovsk. Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, tha se forcat ruse kanë sulmuar infrastrukturën energjetike, duke çuar në ndërprerje të energjisë, sipas The Guardian.

Guvernatori i rajonit të Mykolaiv paralajmëroi për “shi” raketash nga jugu dhe lindja, në një kohe që sulmet ruse janë shtuar ndjeshëm gjatë javës së fundit në infrastrukturën energjitike.

Leave A Reply

Your email address will not be published.