Emigrantët/Rama-Britanisë: Gjermania pati problem të ngjashëm,pashë respekt për shqiptarët

0 164

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij në Samitin për procesin e Berlinit nuk la pa përmendur akuzat e sekretares së brendshme britanik Suella Braveman.

Kreu i qeverisë tha se në Britani shqiptarët janë integruar, duke shtuar se Gjermania vite më parë pati një problem të ngjashëm.

Rama theksoi se nuk dëgjoi asnjë politikan gjerman të flasë për pushtim ndërsa shtoi se ne jemi të lumtur të bashkëpunojmë, por nuk do ta pranojmë këtë retorikë.

“ Gjermania vite më parë pati një problem të ngjashëm, me njerëz nga rajoni ynë, por edhe nga Shqipëria shkuan dhe nuk dëgjova asnjë politikan gjerman të flasë për pushtim nuk dëgjova një ministër të brendshëm të flasë e të thotë që shqiptarët janë kriminelë e të sjellë kriminel. Pashë një respekt për shqiptarët dhe për të ecur në mënyrë konkrete dhe duke i dhënë fund asaj trazie në mënyrën më dinjitoze dhe më të respektuar. Ndaj në vend që të ndizej një narrativë e çmendur pushtuesish dhe gangsterësh përfaqësuesit britanik duhet të vijnë në Gjermani e të ndreqin problemet e veta. Më duhet të kujtoj se qytetarët tanë që kanë mbërritur në Francë kanë qenë të ligjshëm. Nëse ka problem mes Kanalit dhe Francës le të gjejnë një zgjidhje, ne jemi të lumtur të bashkëpunojmë, por nuk do ta pranojmë këtë retorikë. Shqiptarët janë të integruar në Britani, dhe nuk janë miliona. Ka një 1200 drejtues biznesesh që janë shqiptarë, ka akademikë të mirë respektuar kur vjen fjala për kriminelët në burgjet britanike janë më pak se 1 %. Të flasësh për gangsterë tingëllon si një britmë nga një çmendinë”, tha Rama.

Braverman tha disa ditë më parë se Anglia jugore po përballej me një pushtim emigrantësh dhe mes të tjerash akuzoi shqiptarët se po abuzojnë me ligjet.

Leave A Reply

Your email address will not be published.