Elon Musk një censurues? Pezullon llogarinë në Twitter të Kanye West

0 167

E bleu Twitterin me flamurin se do të çlirojë fjalën e lirë, por mesa duket Elon Musk është përfshirë në rrymën e realitetit duke u kthyer në një censurues.

Ndonëse në këtë rast mund të ketë shumë të drejtë, miliarderi ka mbyllur së fundmi llogarinë e këngëtarit Kanye West në Twitter pas postimeve që nxisin dhunë apo mesazheve ofenduese, shkelje për të cilat ai ishte “dënuar” nga rrjeti social edhe më parë.

Ngjarja më e fundit që solli dhe vendimin e ashpër ishte postimi i një fotoje të kombinuar mes svastikës dhe yllit të hebrenjve. Shumë përdorues iu drejtuan menjëherë Elon Musk se duhet të merrte masa ndaj Kanye.

Shefi i Teslas më pas reagoi zyrtarisht për këtë çështje me një tjetër postim ku shprehej se “West ka shkelur rregullat e platformës për nxitjen e dhunës dhe për këtë arsye llogaria e tij do të pezullohej”.

Po kështu, gjatë një interviste të fundit me konspiracionistin Alex Jones, Kanye u shfaq i maskuar dhe thuri lavde për Adolf Hitlerin.

Kanye West është kthyer në një personazh kontrovers kohët e fundit me qëndrimet e tij raciste dhe antisemitike. Për këtë arsye, shumë prej kompanive me të cilat ai bashkëpunonte kanë ndërprerë kontratat duke e braktisur.

Leave A Reply

Your email address will not be published.