Elon Musk jep për bamirësi gati 2 miliardë Dollarë

0 155

Shefi ekzekutiv i Tesla-s, Elon Musk, ka dhuruar për bamirësi aksione me vlerë 1.95 miliardë dollarë që zotëron tek kompania e makinave elektrike Tesla.

Musk dhuroi aksionet midis gushtit dhe dhjetorit të vitit të kaluar, sipas dokumenteve të cituara nga Reuters , ku nuk tregohet se cila organizatë ishte marrësi. Tesla nuk iu përgjigj menjëherë një emaili që kërkonte detaje se cili ishte bamirësi që mori donacionet.

Personi i dytë më i pasur në botë tani zotëron rreth 13% të Tesla-s.

Kjo nuk është hera e parë që Elon Musk dhuron aksione të Teslas për bamirësi. Në vitin 2021, ai dhuroi 5.74 miliardë Dollarë.

Analistët kanë thënë se Musk mund të përfitojë nga dhurimi për bamirësi i aksioneve të Tesla-s, pasi aksionet e dhuruara për bamirësi nuk duhet të paguajnë tatim mbi fitimet kapitale, siç do të duhet të ndodhte nëse do të shiteshin.

Leave A Reply

Your email address will not be published.