Elon Musk ironizon Trumpin me foto provokuese: Mos më tundoni

0 176

Pronari i Twitter-it, Elon Musk, ka ironizuar ish-presidentin amerikan Donald Trump, pas refuzimit të tij për t’ju bashkuar Twitter.

“Mos na çoni në tundime…”, shkruan Musk krahas një fotoje ku ilustrohet Jezu Krishti dhe një vajzë që pozon në mënyrë provokative me logon e Tëitterit në të pasmet e saj.

Kujtojmë se dy ditë më parë shefi i ri i Twitter, Elon Musk, pas një sondazhi të kryer në llogarinë e Twitter, ftoi Donald Trump për t’u rikthyer në platformë.

Por Trump e refuzoi ofertën e tij duke u shprehur se nuk kishte arsye për t’u rikthyer, dhe se do të vazhdojë të komunikojë me qytetarët nëpërmjet platformës së tij digjitale Truth Social.

Kujtojmë se llogaria e ish-presidentin amerikan u pezullua në vitin 2021 për shkak të rrezikut të nxitjes së dhunës, pas tensioneve në Kapitol kur Biden do të zgjidhej president i ri.

Leave A Reply

Your email address will not be published.