Ekzekutuan ish-bankierin në Itali, burgim të përjetshëm për 2 shqiptarët

0 146

Dy shqiptarët, Paulin Mecaj dhe Andrea Capone u dënuan me burgim të përjetshëm për vrasjen e 69-vjeçarit Giovanni Caramuscio, ish-menaxherit të bankës i vrarë me dy të shtëna pistolete mbrëmjen e 16 korrikut 2021 në Lequile (Lecce) të Italisë, teksa po tërhiqte para në një bankomat, në shoqërinë e gruas së tij.

Të dy akuzohen për vrasje me dashje, grabitje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje.

Mediat italiane raportojnë se në seancën e kaluar prokurori Alberto Santacatterina kishte kërkuar masën maksimale të dënimit për autorin e krimit, Mecaj, ndërsa për Capone, i konsideruar bashkëpunëtor i tij, ishte kërkuar dënimi me 22 vjet.

Për Mecajn dhe Capone, gjyqtarët e Gjykatës së Asizeve të Leçes, presidenti Pietro Baffa, urdhëruan izolim gjatë ditës për 1 vit. Të dy u dënuan gjithashtu për të paguar dëmshpërblim veçmas në favor të anëtarëve të familjes së Caramuscio që ngritën padi civile. Mecaj dhe Capone, gjatë procesit gjyqësor, fillimisht me një letër dhe më pas gojarisht në sallën e gjyqit, kishin kërkuar falje nga familja e viktimës.

Leave A Reply

Your email address will not be published.