Ekzekutimi i vëllezërve Haxhia/ Dyshime se modifikuan një kamion me drogë

0 361

Ekzekutimi mafioz në Durrës i vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia, mbetet ende pa autor. Burime nga grupi hetimor thonë se e lidhin këtë vrasje edhe me një ngjarje të rreth një muaji më parë, ku një sasi prej 30 kg heroine dhe kokaine u kap në brigjet e Barit në një kamion të modifikuar.

Mjeti dyshohet se është fshehur afër zonës së krimit, ndërkohë kanë vazhduar kontrollet sa i përket gjetjes së automjetit që mendohet se janë larguar autorët. Grupi hetimor është duke kryer verifikimet për zbardhjen e kësaj ngjarje, ku fokusi kryesor është aktiviteti në emigracion i një prej vëllezërve por edhe aktivitetet të paligjshme që ka dyshime të kenë vijuar gjatë kësaj kohe.

Po verifikohen celularët e viktimave-Gjithashtu po verifikohen celularët e dy viktimave dhe i është kërkuar dhe ndihmë kompanive telefonike për zbardhjen e plotë të mesazheve dhe telefonatave.

Leave A Reply

Your email address will not be published.