Eksportet, Rama: Thonë se bujqësia ka vdekur, por vitin 2022 e mbyllëm me rekorde

0 179

Kreyministri Edi Rama, përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se gjatë 2022 eksoortet bujqësore kanë arritur objektivin gjysmë miliardi dollarë, por shton se qeveria tashmë ka ambicie për ta cilar në 1 miliardë dollarë.

Në postim, ironizon dhe ata që thonë se bujqësia ka vdekur.

“2022 jo vetëm rekord absolut i eksporteve bujqësore, po edhe realizim i objektivit ambicioz për gjysëm miliardë USD📈💪 Por ambicia jonë është të kapim 1 miliardë USD dhe ta bëjmë #Shqipërinë2030🇦🇱 kampione të Ballkanit edhe në eksporte bujqësore⭐️
… dhe pastaj disa që fshatin e shohin vetëm me dylbitë e mediave thonë ka vdekur bujqësia🤷🏻‍♂️“, shkruan Rama.

Leave A Reply

Your email address will not be published.