E konfirmojnë në Itali, kombëtarja shqiptare ka gjetur trajnerin e ri

0 194

Edi Reja është në fund të aventurës së tij në stolin e kombëtares shqiptare dhe shumë shpejt pritet të vijë divorci zyrtar.

Trajneri i radhës pritet të jetë sërish italian. Të paktën sipas asaj që raportohet nga mediat italiane, ish-trajneri i Italisë U-21, Luigi di Biago do të jetë pasuesi i Edoardo Rejas në stolin kuqezi.

“Sport Italia” raporton se 51-vjeçari ka arritur një marrëveshje me Federatën Shqiptare të Futbollit dhe zyrtarizimi është çështje kohe.

Ai mund të jetë në krye të Shqipërisë që më miqësoren e luksit me Italinë më 16 nëntor.

Kujtojmë që Edi Reja u ul në stolin e Kombëtares në prill 2019 dhe që nga ajo kohë nuk ka arritur ndonjë sukses për t’u veçuar me ekipin kuqezi.

Leave A Reply

Your email address will not be published.