Dua Lipa, bashkëpunim me Madonën?

0 382

Dua Lipa dëshiron të bëjë një bashkëpunim me Madonën, e këtë e ka konfirmuar edhe menaxheri i këngëtares shqiptare Ben Mawson. Në një intervistë për “Music Week”, ai tha se Dua ishte ndikuar shumë nga “Confessions on a Dancefloor” nga Madonna.

I pyetur nëse Dua Lipa mund të jetë Madonna e ardhshme, Mawson u përgjigj ”Varet çfarë nënkuptoni me këtë. Dua padyshim do të ketë një karrierë të gjatë. Ajo është një yll i kompletuar i muzikës pop dhe albumi është influencuar dukshëm nga Madonna. Në fakt ne po përpiqemi të kontaktojmë me Madonën për një bashkëpunim. Do i dërgoj një email e do të shohim nëse do të pranojë”.

Menaxheri gjithashtu shtoi se kur e takoi për herë të parë Dua Lipan në moshën 17-vjeçare, ajo i tha se aspironte të bëhej si Madonna.

Leave A Reply

Your email address will not be published.