Dorina Mema thumbon Oltën: Dil moj kujdesu për djalin se e ke 2 vjeç, unë as qenin nuk lë vetëm

0 180

Aktorja Olta Gixhari mori surprizën më të madhe që një nënë mund të marrë brenda shtëpisë së “Big Brother”. Ajo pa të birin 2 vjeçar, Amar prej të cilit është shkëputur prej më shumë se një muaji.

Olta u mbush në lot teksa shihte pamje të të birit dhe padyshim u emocionua i gjithë publiku.
Por trajnierja e fitnesit,Dorina Mema ka sugjeruar se Olta duhet të lerë lojën për djalin pasi ai është shumë i vogël. Dorina Mema ka zbuluar githashtu se ka refuzuar te jetë pjesë e BB VIP, vetëm se nukmund të linte qenin vetëm.

“Shumëëë i vogël! Duhet të dalësh e të shkosh te ai. Është shumë i vogël. Unë as qenin se lë dot kaq ditë vetëm. Nga Booja (qeni) nuk u futa n Big.S’ka fare rëndësi Big Brother përpara fëmiut.

Po të isha unë do kisha vrapuar nga ajo derë. Nuk po gjykoj Oltën, mos e keqkuptoni, po gjykoj situatën/ Është shumëëëë i vogëlllllllll.

Olta çfar guximi. Unë jetoj vetëm për Irsin. Është 21-vjeç, sa një krriç dhe se braktis dot”, shkruan ne postimin e saj Dorina Mema.

Leave A Reply

Your email address will not be published.