Domate Berati për ”sheikët”

0 391

Të eksportosh domate dhe luleshtrydhe me avion drejt Dubait për shkak të cilësisë. Kjo është kontrata që një fermer nga Berati ka bërë së fundmi me sheikun, duke u shprehur se horizonte të reja po hapen drejt biznesit të tij. Resmi Hatij, në vitin 2010 braktisi Greqinë sëbashku më vëllezërit e tij, për të investuar në Shqipëri.

Ata hapën një pikë grumbullimi të fruta-perimeve në Rerëz të Beratit, duke iu ardhur kështu në ndihmë edhe fermerëve të zonës që kultivojnë prodhime bujqësore. Resmiu thotë se perimet e para që u eksportuan kishin si destinacion vendet e Ballkanit, ndërsa sot domatet e Beratit i konsumon një nga vendet më të pasura të botës. ”Para një muaji ne kemi arritur të eksportojmë në Dubai me avion nga Tirana. Kjo ka qenë ngarkesa më e veçantë”.

Në vitin 2015 familja Hatija kërkonte të zgjeronte biznesin. Pasi dëgjoi thirrjen e Agjencisë së Zhvillimit Rural Bujqësor nga Skema Kombëtare Mbështetëse ai përfitoi 20 mln lekë të reja. ”Këto para ne i investuam për të rritur kapacitetin e duhur për përballimin e tregut, sepse me magazinën që kishim më parë nuk e furnizonim dot tregun”. Në 5 vitet e fundit fruta dhe perimet shqiptare pothuajse janë dërguar në të gjithë Evropën. ”Në eksportojmë 600-700 kamionë me fruta dhe perime. Afërsisht i bie 13 mijë ton”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.