Ditëlindja kthehet në tragjedi, 8 të vrarë e 3 të plagosur pas të shtënave me armë brenda në banesë

0 163

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Afrikën e Jugut, duke e kthyer një festë ditëlindjeje në tragjedi, pasi 8 persona kanë humbur jetën dhe 3 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Referuar “CNN”, dy persona të armatosur janë futur në një banesë ku po festohej një ditëlindje dhe kanë hapur zjarr, duke u marrë jetën 8 prej të pranishmëve e duke lënë 3 të tjerë të plagosur.

Policia ka deklaruar se ende nuk kanë mundur të arrestojnë autorët, ndërsa po vijojnë hetimet për të zbardhur arsyet e këtij sulmi të rëndë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.