Dita historike për Tiranën, Rama ndan fotot nga samiti: Ngjarje e paharrueshme!

0 52

Shqipëria për herë të parë në historinë e saj, u shndërrua dje për disa orë në kryeqytetin e Europës, ku bëri bashkë në Tiranë të gjithë krerët e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, me konkretizimin një sërë marrëveshjesh.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot një foto-album të asaj që e quan si ngjarje të paharrueshme në historinë e marrëdhënieve ndërkombëtare të Shqipërisë.

Në foto janë shkëputur pamje nga momentet më kyçe dje, si pritjet e liderëve pranë “Air Albania”, firmosja e marrëveshjeve por edhe koncerti me këngë e valle tradiconale shqiptare, që liderët e BE-së i shijuan e i ndoqën me kënaqësinë më të madhe. Madje disa prej tyre filmuan vallet shqiptare, e disa të tjerë ndoqën ritmin e këngëve.

“Dhe me fotoalbumin e një ngjarjeje të paharrueshme në historinë e marrëdhënieve ndërkombëtare të Shqipërisë, ju uroj një ditë të mbarë”- shkroi Rama në Facebook.

Leave A Reply

Your email address will not be published.