Greqia është përfshirë nga protesta 24 orëshe për shkak të krizës ekonomike dhe inflacionit në rritje.
Në protestë u përfshinë, sindikatat e sektorit privat GSEE dhe të atij shtetëror ADEDY, Qendrat e Punëtorëve të Athinës, Selanikut dhe qyteteve të tjera si dhe sindikata që mbështet Partinë Komuniste greke PAME, si dhe disa organizata të tjera.
Protestat u përshkallëzuan pas përdorimit të molotovit dhe armëve të tjera të ftohta. Policia përdori gaz lotsjellës dhe kimikate për të shpërndarë turmat e protestuesve.
Anarkistët thyen xhamat e dyqaneve dhe kamerat e sigurisë nga bankat në Selanik dhe incidente të tilla ndodhën edhe në Athinë, jashtë Kuvendit.
Bomba Molotov u përdorën edhe kundër forcave të policisë.
Punonjësit e policisë së ekipit të DRASI-t kanë arritur të lokalizojnë tetë të rinjtë që dyshohet se kanë marrë pjesë në ngjarje.
Ata kanë shkuar për t’i kontrolluar, por personat kanë vrapuar dhe kanë hyrë në dy dyqane në rrugën Egnatia për të shpëtuar, por policia ka vazhduar t’i ndjekë dhe ka arritur t’i arrestojë.