Dhuroi 100 mijë euro për tërmetin, Bebe Rexha mbërrin në Bubq

444

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha pasi dhuroi 100 mijë dollarë për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit ajo është shkëputur nga turi i saj dhe ka mbërritur së bashku me të atin në Bubq, për t’i ardhur personalisht në ndihmë të prekurve nga tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit.

Bebe u shpreh për mediat se qëllimi i vizitës së saj është të ndërgjegjësojë opinionin ndërkombëtar, si dhe të gjejë zgjedhjen më të mirë të mundshme për paratë e mbledhura. Ajo tha gjithashtu se pavarësisht famës, i mbetet besnike gjakut dhe origjinës. “Të dua Shqipëri”- tha Bebe Rexha në fund të prononcimit për mediat.

Këngëtarja shqiptare ka menduar edhe për fëmijët, pasi tregon në një video në “Instagram” një valixhe të mbushur plot e përplot me karamele. Risjellim në vëmendje se përmes “GoFondMe”, Bebe Rexha ia doli që brenda pak ditëve të mblidhte 100 mijë dollarë për të prekurit nga tërmeti me magnitudë 6.4 ballë.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.