Dhuratë për Krishtlindje, Verratti zgjat “martesën” me PSG

0 156

PSG vijon fushatën e rinovime, ose më saktë dhuratat për tifozët në këtë post-Krishtlindje. Klubi parisien ka bërë zyrtare rinovimin e kontratës me një nga lojtarët ikonë të këtij klubi, Marco Verratti.

Ylli italian ka zgjatur bashkëpunimin me PSG deri në 2026, në një kohë kur kontrata aktuale skadonte në 2024. Prej më shumë se 10 vitesh, Verratti ka qenë truri i këtij ekipi ku në Paris ka fituar 29 trofe, lojtari me më shumë trofe:

“Është një kënaqësi e jashtëzakonshme të zgjas kontratën time me PSG. Kanë kaluar më shumë se 10 vite që kur erdha në Paris, një qytet që e konsideroj shtëpinë time të dytë”, u shpreh Verratti.

“Rinovimi me Verrattin është një dëshmi e rritjes dhe ambicieve të klubit tonë. Ky është një lajm i madh për PSG dhe tifozët tonë”, u shpreh presidenti Al Khelaifi.

Leave A Reply

Your email address will not be published.