Dhuna seksuale në shkolla/CRCA: Prokuroria të hetojë ministren Shahini

0 317

Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri (CRCA) i bën thirrje Prokurorisë që të marrë në hetim ministren e Arsimit, Besa Shahini, pasi ka ankesa për abuzime të tjera seksuale në shkolla. CRCA bën me dije se pas rastit të bërë publik të abuzimit me një minorene në periferi të Tiranës, ka marrë ankesa të shumta, të cilat ngarkojnë me përgjegjësi trupën drejtuese dhe trupën mësimore të shkollës, për përfshirje në dhunën seksuale të vajzave të tjera.

”Duke mos pasur mundësi të verifikimit të vërtetësisë së këtyre informacioneve, ne e ndjejmë për detyrë qytetare që t’i kërkojmë Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë Tiranë që të zgjerojë rrethin e hetimit, duke përfshirë Bordin e Shkollës, të cilët në bindjen tonë janë përgjegjës jo vetëm për punësimin e grabitqarit seksual që tashmë është i arrestuar dhe pret gjykimin, por edhe për mos-miratimin e standardeve dhe rregullores në shkollë që do të bënte të mundur parandalimin e ngacmimeve dhe dhunës seksuale ndaj vajzave në këtë shkollë”.

Rasti i fundit i dhunimit seksual të një 15-vjeçareje në periferi të Tiranës ka nxjerrë në pah mungesën e vëmendjes së institucioneve, pasi e mitura, përveç 65-vjeçarit, ish-roje e shkollës që frekuentonte, ishte abuzuar për një kohë të gjatë edhe nga 3 të rinj.

Leave A Reply

Your email address will not be published.