Dhuna ndaj të moshuarës në Pejë, azili i Elbasanit “dënon” aktin e rëndë

0 169

Pas dhunës së ushtruar ndaj të moshuarës ne azilin e Pejës në Kosovë opinioni publik tejet i prekur me rastin menjëherë vuri në diskutim shërbimet dhe sjelljet e stafeve në këto institucione. Në Elbasan prej katër vitesh është ndërtuar azili ku aktualisht ndodhen 16 të moshuar me historitë e tyre personale. Drejtuesi i këtij institucioni në Elbasan Bledar Balla teksa denon dhunën ndaj të moshuarës në Kosovë thotë se në institucionin që ai drejton të moshuarit trajtohen si në familje ndërsa kanë një mardhënie të afërt me të moshuarit.

“Ka bashkëpunim mes punonjësve dhe njerëzve që rrinë në këtë qendër. Unë them se këtu është një shtëpi e madhe. Ka një program ditor dhe të gjithë ndihen mirë me ambientin. Kemi hollin ku rrinë me njëri tjetrin, veç dhomave personale”-tha Balla.

Z. Balla thotë se azilet paragjykohen në vendin tonë dhe se të moshuarit dhe mbarë shoqeria vetëm në vitet e fundit ka nisur t’i shohë ndryshe.

“Mentaliteti është, por situata ka ndryshuar. Këtu shërbehet dhe stafi është me të vërtetë i kualifikuar. Kapacitetet në ambjentet tona tani që flasim janë për 45 persona. Kemi një projekt për rikonstruksionin e të gjithë azilit”-theksoi ai.

Ndërkohë vetë të moshuarit në azil flasin se një ditë e tyre është e mbushur me aktivitete dhe kujdes nga stafi në qendër.

“Jam e kënaqur me shërbimin këtu, nga të gjithë. Sillen shumë mirë”-tha një nga të moshuarat.

Azili i të moshuarve në Elbasan është ndërtuar me fondet e qeverisë së Kuvajtit teksa pushteti lokal drejtohej nga ish kryebashkiaku Qazim Sejdini.

Leave A Reply

Your email address will not be published.